Nën organizimin e Konrad Adenauer Stiftung të Kosovës është mbajtur takimi virtual i alumnive për të diskutuar lidhur me “Historikun dhe Vlerat e Bashkimit Evropian, si dhe perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”.
Pjesë e këtij takimi virtual ishte Zëvendësministrja e MAPL-së znj. Fatbardha Emini, e cila përpara alumnive prezantoj punën e MAPL-së, me fokus në përmbushjen e obligimeve të komunave nga agjenda evropiane për Kosovën dhe për procesin e koordinimit të veprimeve ndërmjet nivelit qendror dhe komunave të Republikës së Kosovës, për sa i përket menaxhimit të pandemisë COVID – 19.
Konkluzion i përbashkët i takimit ishte se integrimi në BE është proces normal dhe i natyrshëm për Kosovën, si pjesë e familjes së vlerave evropiane.
Ky takim është mbajtur me rastin e shënimit të 9 majit, Ditës së Evropës.