Ferizaj, 06 Shtator, 2022
Në kuadër të komunave përfituese, sot Zëvendës e Sekretarja e Përgjithshme e MAPL zj. Venera Çerkini ka nënshkruar marrëveshjet e zbatimit e projekteve ‘Komuna për të rinjtë – M4Y’ me grupet e përfituesve në komunën e Ferizajt. Projektet pritet të fillojnë të zbatohet nga kjo javë dhe do të përfundojnë vitin 2023.
Ky projekt, përveç dhënies së granteve përfituesve, ka organizuar edhe trajnime në temën e menaxhimit të projekteve dhe aftësive të buta për më shumë se 1,500 të rinj në këto komuna. Trajnimet gjithashtu kanë përfshirë me metodologjinë shtesë rreth dizajnimit të projekteve UPSHIFT të UNICEF-it.
Projekti ‘Komuna për të rinjtë – M4Y’ i cili implementohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me 10 komuna në Kosovë, ka shpallur fituesit e valës së parë të granteve të dedikuara për të rinjtë në Kosovë. Këto grante kanë për qëllim përmirësimin e kushteve jetësore dhe shoqërore të rinjve në komunat e Kaçanikut, Ferizajt, Hanit të Elezit, Junikut, Rahovecit, Gllogocit, Zveçanit, Ranillugut, Skenderajt dhe Vushtrrisë.
Projekti financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Fondi për Zhvillim i Komunitetit (CDF) si partner zbatues.