Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së zj. Çerkini pjesë e Konferencës për gjuhët zyrtare

Prishtinë, 05 Tetor 2022
Zv Sekretarja e përgjithshme e MAPL-së, zj. Çerkini sot ka marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kjo konferencë ka bërë bashkë përfaqësues nga Zyra e Komisionerit për Gjuhë (ZGJK), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Organizata Ndërkombëtare, zyrtarë komunalë dhe përkthyes në mbarë Kosovën.
Gjatë konferencës pjesëmarrësit diskutuan rreth kornizës ligjore të Kosovës, përgjegjësitë komunale, si dhe sfidat e mundësitë për të përmirësuar shërbimet komunale të përkthimit.
Kjo konferencë ka pasur për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet ZGJK-së dhe njësive komunale të përkthimit, me qëllim që të përmirësohet pajtueshmëria gjuhësore e Kosovës.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors