Aprovohen projekte në vlerë prej rreth 4.78 milionë euro në kuadër të Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë

Në Prizren u mbajt takimi i tretë i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2021-2027, i financuar nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III) i Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u miratua lista e projekteve që do të financohen në kuadër të Thirrjes së Parë për Projekt-Propozime, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 4.78 milionë euro.

Projektet e përzgjedhura do të fillojnë zbatimin pas përfundimit të procesit të kontraktimit dhe do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e rrezikut, si dhe në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin ndërkufitar Shqipëri – Kosovë.

Përmes këtyre investimeve synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe territorial, si dhe krijimi i mundësive të reja për qytetarët dhe komunitetet në të dy anët e kufirit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors