Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vijuar me realizimin e vizitave në komuna, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve lokale në përmbushjen e standardeve evropiane. Vizita e radhës u realizua në Komunën e Prishtinës.
Në këtë takim, ekipi i MAPL-së, i përbërë nga Udhëheqësja e Divizionit për Integrime Evropiane dhe përfaqësues nga menaxhmenti i Ministrisë, u mirëpritën nga U.D e Udhëheqëses së Divizionit për Integrime Evropiane në Komunën e Prishtinës.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe rekomandimet e Raportit vjetor të Agjendës Evropiane, si dhe çështja çështje tjera të rëndësishme për procesin e Integrimit Evropian. Ky proces synon të nxisë bashkëpunimin ndër komunal dhe të avancojë integrimin evropian përmes adresimit të sfidave dhe zbatimit të rekomandimeve konkrete. Në takim u diskutua edhe për tema tjera të rëndësishme siç është zhvillimi ekonomik lokal, ngritja e kapaciteteve në komuna etj.
MAPL do të vazhdojë me vizita të tjera, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin për përmbushjen e obligimeve të Agjendës Evropiane.