MAPL dhe DEMOS/Helvetas mbajnë takim pune me menaxherët e kontratave për projektet kapitale të financuara në komuna

Prishtinë, 29 tetor 2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në mbështetje të Projektit DEMOS/Helvetas, realizoi një takim pune me menaxherët e kontratave për projektet kapitale të financuara në komuna nga fondet e MAPL-së dhe DEMOS/Helvetas.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që ndërlidhen me procesin e menaxhimit të projekteve kapitale për vitin 2026, përfshirë planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, zbatimin e tyre, përmbylljen e projekteve kapitale, si dhe regjistrat e pasurisë.

Përfaqësuesit e MAPL-së i njoftuan pjesëmarrësit për procedurat dhe afatet përkatëse, si dhe për sfidat që mund të paraqiten gjatë procesit të zbatimit të projekteve. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e respektimit të procedurave dhe e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të realizimit të projekteve sipas planifikimit

Ndërsa, përfaqësuesit e DEMOS/Helvetas prezantuan kërkesat që duhet të përmbushen deri në përmbylljen e projekteve, si dhe diskutuan gjetjet e dala nga procedurat e auditimit të fondeve të donatorëve.

Gjatë takimit, menaxherët e kontratave raportuan për ecurinë e zbatimit të projekteve në komunat përkatëse, ndërsa u diskutuan edhe sfidat e identifikuara dhe mënyrat e adresimit të tyre.

Në takim morën pjesë menaxherët e kontratave për projektet e financuara në komuna, përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe përfaqësuesit e Projektit DEMOS/Helvetas.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors