MAPL përfaqëson Kosovën në Global Partnership, ku vendi tashmë është anëtar

Picture1

Luljeta Ibishi Ferizi, Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, mori pjesë në takimin e radhës online të Partneritetit Global për Veprim kundër Ngacmimit dhe Abuzimit me Bazë Gjinore në Hapësirën Online (Global Partnership for Action on Gender-Based Online Harassment and Abuse), ku Republika e Kosovës tashmë është anëtare dhe përfaqësohet nga MAPL.

Në takim u diskutuan zhvillimet e ardhshme të Partneritetit, dhuna me bazë gjinore e lehtësuar nga teknologjia, NCII dhe të drejtat e grave në hapësirën online.

Në cilësinë e pikës së kontaktit për Kosovën, Ibishi Ferizi propozoi që, krahas MAPL-së, në takimet e ardhshme të përfshihet edhe Agjencia për Barazi Gjinore / Zyra e Kryeministrit, i cili propozim u mirëprit nga përfaqësuesit e Partneritetit.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar krijon mundësi për shkëmbim të praktikave të mira, forcim të kapaciteteve institucionale dhe avancim të politikave për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna dhe abuzimi online.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors