Ekipi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në kuadër të aktiviteteve për mbështetjen dhe forcimin e kapaciteteve të komunave, ka zhvilluar takim me zyrtarët e Komunës së Istogut, me qëllim të diskutimit të çështjeve me rëndësi për funksionimin e administratës lokale, bashkëpunimin ndërkomunal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, integrimin evropian dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale.
Ekipi u prit nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Enver Rugova, përfaqësuesi i Zyrës Ligjore, z. Afrim Metaj, Zyrtarja për të Drejtat e Njeriut, znj. Vlora Gjoci, Zyrtarja e Burimeve Njerëzore, znj. Fjolla Berisha, si dhe Zyrtari Ligjor për qështje Pronësore Juridike z. Blerim Ukaj.
Nga MAPL-ja, takimi u organizua nga Departamenti për Demokraci Lokale dhe Bashkëpunim Ndërkomunal (DDLBNK), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Divizionit për Bashkëpunim Ndërkomunal,znj. Shehide Krasniqi Fejza, Divizionit për të Drejtat e Njeriut, znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Divizionit për Integrime Evropiane, të përfaqësuar nga znj. Manushaqe Mucaj, Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve, të përfaqësuar nga znj.Ganimete Salihu.
Gjatë takimit, Divizioni për Bashkëpunim Ndërkomunal prezantoi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve te bashkëpunimit ndërmjet komunave me qëllimit te avancimit te bashkëpunimit dhe realizimit te projekteve me interes te përbashkët. Gjitashtu u diskutua për mundësitë e përfshirjes së Komunës së Istogut në projekte dhe programe të bashkëpunimit ndërkombëtar, forcimin e partneriteteve me komuna dhe institucione jashtë vendit, si dhe për rëndësinë e raportimit të aktiviteteve dhe rezultateve të realizuara në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.
Divizioni për të Drejtat e Njeriut diskutoi për zbatimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal, në themelimin e mekanizmave në fushën e barazisë gjinore, mosdiskriminimit, përsonave me aftësi te kufizuara, Ekipin për të Drejtat e Fëmijës, si dhe për rëndësinë e raportimit të aktiviteteve dhe masave të ndërmarra nga komunat në këtë fushë.
Divizioni për Integrime Evropiane ofroi informacione dhe mbështetje lidhur me procesin e integrimit evropian në nivel lokal, përfshirjen e komunave në iniciativa dhe programe relevante, si dhe rëndësinë e raportimit të aktiviteteve që kontribuojnë në përmbushjen e objektivave në kuadër të këtij procesi.
Divizioni për Ngritje të Kapaciteteve prezantoi mundësitë për mbështetjen e komunës në zhvillimin profesional dhe institucional të administratës lokale, identifikimin e nevojave për trajnime dhe forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë, duke inkurajuar njëkohësisht shkëmbimin dhe prezantimin e praktikave të mira.
Në takim u theksua rëndësia e koordinimit ndërmjet MAPL-së dhe komunës, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe forcimit të mekanizmave të raportimit, me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve publike në nivel lokal.
MAPL do të vazhdojë të mbështesë komunat në funksion të forcimit të qeverisjes lokale, rritjes së kapaciteteve institucionale dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.
