Më 26 tetor 2026, në Prishtinë, u mbajt takimi i tetë bilateral në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, IPA III 2021 – 2027.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e Programit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shqyrtimi dhe finalizimi i draftit të paketës së aplikimit për Kontratën e re të Grantit për Asistencë Teknike për periudhën 2026 – 2029.
Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu aktivitetet e mbetura në kuadër të kontratës aktuale të asistencës teknike, progresi në zbatimin e Programit dhe përvojat e deritanishme, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe planifikimit të aktiviteteve të ardhshme.
Takimi shërbeu si mundësi për koordinimin e mëtejshëm ndërmjet strukturave të të dy vendeve dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për zbatimin e Programit.


