Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi punëtori dyditore me temën „Transparenca buxhetore, prokurimi publik dhe pjesëmarrja qytetare në qeverisjen lokale“.
Gjatë punëtorisë u diskutua për transparencën buxhetore, buxhetimin me pjesëmarrje, prokurimin publik dhe bashkëpunimin ndërmjet ekzekutivit komunal dhe këshillave lokale. Përfaqësuesit e komunave shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira lidhur me organizimin dhe financimin e këshillave lokale.
Qëllimi i punëtorisë ishte avancimi i transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal, si dhe forcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe planifikimit të buxhetit komunal.
MAPL mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave për ndërtimin e një qeverisjeje lokale transparente, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve.
