Me datë 28.04.2026, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të forcimit të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe qeverisjes së brendshme u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, ky takim ka shërbyer për prezantimin e aktiviteteve të realizuara sipas planit vjetor 2026 të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, si dhe për diskutimin e çështjeve kyçe të identifikuara gjatë auditimeve.
U.D. Udhëheqësja e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MAPL znj. Shpresë Sejdiu prezantoi raportin me titull: “Menaxhimi i pasurisë në MAPL” në të njejtën kohë diskutimet janë zhvilluar edhe nga anëtarët e Komitetit të Auditimit të cilët në vazhdimësi kanë kontribuar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mbështetjes institucionale.
Si konkluzion nga ky takim doli se MAPL të trajtoj me prioritet rekomandimet që dalin nga raportet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.
Në takim morën pjesë: z.Sead Ujkani – Kryesues i Komitetit të Auditimit, znj.Diana Metushi-Krasniqi- Anëtare e KA, znj.Sibel Gutiq- Anëtare e KA, si dhe znj. Shpresë Sejdiu U.D. Udhëheqëse e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.