TË DHËNA MË TË QARTA, PERFORMANCË MË E MIRË KOMUNALE, SHËRBIME MË CILËSORE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nisur takimet tematike me komunat, në kuadër të procesit të rishikimit, zhvillimit dhe përditësimit të treguesve të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK).

Më 8 shtator 2026, gjatë dy sesioneve, paradite dhe pasdite, u diskutuan treguesit e Fushës 13 – Përfaqësimi Gjinor, si dhe të Fushës 5 – Kulturë, Rini dhe Sport dhe Fushës 7 – Planifikimi Hapësinor Komunal.

Në takime morën pjesë përfaqësues të komunave, përfaqësues të MAPL-së, donatori Helvetas DEMOS dhe eksperti Levent Koro. Diskutimet u fokusuan në komentet dhe propozimet e komunave, si dhe në qartësimin, përmirësimin dhe përditësimin e treguesve.

Përmes këtij procesi bashkëpunues synojmë që treguesit e rishikuar të jenë më të qartë, të matshëm, të verifikueshëm dhe më të përshtatshëm për matjen e performancës së komunave.

Ky proces do të kontribuojë në forcimin e planifikimit dhe vendimmarrjes, si dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors