Vazhdojnë vizitat monitoruese në projektet e Programit të BNK-së Kosovë – Maqedoni e Veriut

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale të Maqedonisë së Veriut, ka vazhduar realizimin e vizitave monitoruese në projektet e kontraktuara në kuadër të Thirrjes së Parë të IPA III të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Pas vizitave të realizuara te partnerët e projekteve në Kosovë, kësaj radhe vizitat monitoruese u zhvilluan te partnerët në Maqedoninë e Veriut, në Tetovë, Bogovinë, Rankovcë dhe Shkup.

Në vizita morën pjesë përfaqësues të strukturave menaxhuese të programit nga të dyja vendet – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria për Vetëqeverisje Lokale e Maqedonisë së Veriut – si dhe përfaqësues të Sekretariatit të Përbashkët Teknik.

Gjatë vizitave u zhvilluan takime me ekipet zbatuese të projekteve, ku u diskutua progresi i arritur deri më tani, realizimi i aktiviteteve të planifikuara dhe sfidat eventuale gjatë zbatimit. Në veçanti, u theksua rëndësia e zbatimit me kohë të aktiviteteve dhe përmbushjes së obligimeve kontraktuale, me qëllim të arritjes së rezultateve të planifikuara.

Vizitat monitoruese paraqesin një mekanizëm të rëndësishëm për përcjelljen e zbatimit të projekteve në të dyja anët e kufirit, identifikimin me kohë të sfidave dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për përfituesit. Përmes këtij procesi synohet të sigurohet zbatimi i suksesshëm i projekteve dhe arritja e rezultateve të përcaktuara në kuadër të Programit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors