Vizita në Komunën e Gjilanit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vijuar ciklin e vizitave në komuna, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve lokale në përmbushjen e standardeve evropiane. Vizita e radhës u realizua në Komunën e Gjilanit.

Në këtë takim, ekipi i MAPL-së, i përbërë nga zyrtarë të Divizionit për Integrime Evropiane dhe zyrtarë nga Departamentet tjera të Ministrisë u mirëpritën nga zyrtari për zhvillim ekonomik dhe zyrtari për Integrimet Evropiane në Komunën e Gjilanit.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe rekomandimet e Raportit vjetor të Agjendës Evropiane.

Ky proces synon të nxisë bashkëpunimin ndër komunal dhe të avancojë integrimin evropian përmes adresimit të sfidave dhe zbatimit të rekomandimeve konkrete.

MAPL do të vazhdojë me vizita të tjera, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin për përmbushjen e obligimeve të Agjendës Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors