Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vijuar ciklin e vizitave në komuna, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve lokale në përmbushjen e standardeve evropiane. Vizita e radhës u realizua në Komunën e Graçanicës.
Në këtë takim, delegacioni i MAPL-së, i përbërë nga zyrtarë të Divizionit për Integrime Evropiane dhe zyrtarë nga Departamentet tjera të Ministrisë u mirëpritën nga Nënkryetari i Komunës.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe rekomandimet e Raportit vjetor të Agjendës Evropiane, si dhe çështja e mos raportimit nga komuna. Ky proces synon të nxisë bashkëpunimin ndër komunal dhe të avancojë integrimin evropian përmes adresimit të sfidave dhe zbatimit të rekomandimeve konkrete.
MAPL do të vazhdojë me vizita të tjera, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin për përmbushjen e obligimeve të Agjendës Evropiane.
