Vizita në Komunën e Obiliqit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nisur realizimin e vizitave në komuna, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së institucioneve lokale në përmbushjen e standardeve evropiane. Kësaj radhe vizita u realizua në Komunën e Obiliqit.

Në këtë takim, delegacioni i MAPL-së, i përbërë nga zyrtarë të Divizionit për Integrime Evropiane Divizionit për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar dhe Divizionit për Bashkëpunim Ndërkomunal u mirëpritën nga Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Obiliqit si dhe nga Zyrtari i Lartë për Integrime Evropiane.

Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me sfidat dhe rekomandimet e dala nga Raporti vjetor i përmbushjes së obligimeve të Agjendës Evropiane. Ky proces synon të nxisë bashkëpunimin ndërkomunal dhe të avancojë integrimin evropian përmes adresimit të sfidave dhe zbatimit të rekomandimeve konkrete. MAPL do të vazhdojë me vizita të tjera në komuna, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin për të siguruar përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors