BIOGRAFIA
Elbert Krasniqi nga marsi 2021, mban funksionin e Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës
Elbert Krasniqi ka lindur në Pejë, më 22 Shtator 1986. Gjatë viteve 2007 – 2019, ai është angazhuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Ass. Trentino con i Balcani në funksion të përfaqësuesit ligjor dhe Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Ballkan. Në vitin 2011 është përzgjedhur delegat në Agjensionin për Demokraci Lokale në Kosovë, pjesë e rrjetit të Asociacionit të Agjensioneve Lokale të Demokracisë – ALDA Europe.
Në vitin 2018 – 2019, z. Krasniqi ka shërbyer edhe si President i Rrjetit Ballkanik për Demokraci Lokale. Ka qenë një nga kontribuesit në promovimin si dhe zbatimin e projekteve regjionale dhe ndërkombëtare.
Në periudhën 2014 -2016, z. Krasniqi ka ushtruar funksionin e zëvendëskryesuesit në Kuvendin Komunal të Pejës.
Pas një angazhimi shumë vjeçar politik në radhët e Partisë, Iniciativa e Re Demorkatike e Kosovës (IRDK), në vitin 2017, ai u përzgjodh kryetar i kësaj partie. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, z. Krasniqi fitoi mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në kuadër të Parlamentit, ai aktivitetin e tij politik e ushtroi brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Si deputet, ka qenë pjesë e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregëti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.
Z. Krasniqi, Shkollën e mesme e përfundoi në Gjimnazin e Pejës. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe vazhdoi në programin e studimeve terciare në studime diplomatike në Shkup.
Krasniqi zotëron gjuhën angleze, gjermane, italiane dhe serbo-kroate.
Është i martuar dhe ka dy femijë.