1. Departamenti për Shërbime të Përgjithshme ka për mision që njësitë administrative të Ministrisë të kenë shërbime dhe mbështetje administrative efikase.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamenti për Shërbime të Përgjithshme janë:
2.1. Menaxhon ofrimin e shërbimeve të përgjithshme për tërë sistemin ministror, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
2.2. Harton dhe zbaton dokumentet kryesore për zhvillimin e teknologjisë informative (TI) në Ministri, në koordinim me ASHI-në;
2.3. Mirëmban pajisjet, ofron shërbimet e TI-së dhe mbështet përdoruesit përfundimtar;
2.4. Ofron mbështetje në administrimin dhe interoperabilitetin e bazave të të dhënave të Ministrisë;
2.5. Menaxhon dhe mirëmban informatat për pasuri, inventarë dhe depo, si dhe ofron shërbime logjistike për to;
2.6. Menaxhon transportin e zyrtarëve të Ministrisë, duke përfshirë mirëmbajtjen e automjeteve;
2.7. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë, përfshirë sistemin elektronik;
2.8. Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lektorimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për strukturat e Ministrisë.
3. Drejtori i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
4. Departamenti për Shërbime të Përgjithshme përbëhet nga divizionet si në vijim:
4.1. Divizioni për Teknologji Informative;
4.2. Divizioni për Shërbime Logjistike dhe Administrim të Dokumenteve;
4.3. Divizioni për Përkthime dhe Lektorim.
Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
Muhamed Çuni – muhamed.cuni@rks-gov.net 038 200 64444