Departamenti për Zhvillim Ekonomik Lokal

1. Misioni i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal është përmirësimi dhe krijimi i kushteve për rritje të aftësisë së komunave për planifikim efikas dhe mbikëqyrje të zbatimit të planeve dhe projekteve si kusht për përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe shoqërore me fokus në zhvillimin ekonomik lokal.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e departamenti janë si në vijim:

2.1. Mbështetë Ministrinë në hartimin e planeve,  dhe strategjive në përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal;

2.2 Kontribuon në bashkërendimin e aktiviteteve në përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm komunal;

2.3.  Ofron mbështetje për komunat në fushën e zhvillimit ekonomik lokal;

2.4 Përkrahë institucionet publike në planifikimin e projekteve dhe zbatimit të tyre në nivel komunal;

2.5.  Përgatit, planifikon dhe zbaton Planin Vjetor për menaxhim të projekteve në nivel lokal;

2.6.  Koordinon aktivitet me donatorët dhe akterët me interes për zhvillim të qëndrueshëm komunal.

3. Drejtori i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.

3.1.  Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.2. Divizioni për Zhvillim Ekonomik Lokal ;

3.3. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Projekteve në Nivelin lokal.

Drejtoreshë e Departamentit për  Zhvillim Ekonomik Lokal

Fetije Begolli – fetije.begolli@rks-gov.net 038 200 64141

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors