Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Këshilli i Evropës – Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, ku gjatë fjalës së tij ka theksuar rëndësinë e forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe të bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
Gjatë këtij eventi, është diskutuar lidhur me decentralizimin fiskal, autonominë administrative, fuqizimin e kapaciteteve të komunave dhe krijimin e më shumë hapësirave për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Ministri Krasniqi gjithashtu ka theksuar se Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2027–2031, të cilën MAPL po e harton me mbështetjen e Këshillit të Evropës, do të vendosë qytetarin në qendër dhe do të synojë një qeverisje lokale më transparente, profesionale dhe llogaridhënëse.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qendrore, komunave dhe partnerëve tanë është thelbësor për ta kthyer këtë vizion në rezultate konkrete.



