MAPL avancon Objektivin Strategjik 4 – Digjitalizimi, Inovacioni dhe Modernizimi i Administratës Lokale

Përfaqësuesit e MAPL-së, në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), DEMOS dhe KiE udhëhoqën diskutimin e radhës me Kolegjiumin e IT-së në Komuna, përfaqësues të institucioneve akademike, përfshirë Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfshirë ITP Prizren.

Diskutimet u përqendruan në digjitalizimin e shërbimeve në komuna, zhvillimin e qyteteve të mençura (Smart Cities), nxitjen e inovacionit dhe modernizimin e administratës lokale, në kuadër të Objektivit Strategjik 4, i cili synon avancimin e qeverisjes lokale përmes teknologjisë dhe zgjidhjeve inovative.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e shfrytëzimit të teknologjisë informative për thjeshtimin e procedurave administrative, rritjen e efikasitetit institucional, avancimin e transparencës dhe lehtësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet publike. Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale, integrimin e sistemeve dhe përdorimin e teknologjive moderne në funksion të një administrate lokale më efikase dhe më të orientuar drejt qytetarëve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Kolegjiumit të IT-së në Komuna në shkëmbimin e përvojave profesionale, identifikimin e sfidave dhe koordinimin e iniciativave për transformimin digjital. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore, komunave, institucioneve akademike, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në fushën e digjitalizimit dhe të qyteteve të mençura.

Objektivi Strategjik 4 – Digjitalizimi, Inovacioni dhe Modernizimi i Administratës Lokale përbën një drejtim të rëndësishëm për ndërtimin e komunave më efikase, transparente dhe moderne, që u përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve.

MAPL do të vazhdojë bashkëpunimin me komunat, institucionet akademike, OSBE-në dhe partnerët e tjerë relevantë për të avancuar transformimin digjital, për të fuqizuar kapacitetet institucionale dhe për të promovuar zgjidhje inovative që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e qeverisjes moderne lokale

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors