Qëllimi kryesor i strategjisë është përcaktimi i orientimeve strategjike për thellim të reformave dhe sistem të unifikuar të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Strategjia do të jetë një udhëzues i qartë i politikave qeveritare dhe lokale, në funksion të ndërtimit të një administrate profesionale dhe të modernizuar; të zhvillimit të qëndrueshëm socio – ekonomik lokal me qëllim, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve përmes shërbimeve efektive dhe cilësore. Përmes Strategjisë së vetëqeverisjes lokale do të promovohet vetëqeverisja lokale dhe demokracia lokale në mënyrë që sistemi i vetëqeverisjes lokale të përmbushë qëllimin e tij për të përballuar sfidat ekonomike, sociale dhe politike.
Adresa: Ish ndërtesa Rilindja
Kati: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës
Email:
2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal