Në vazhdën e vizitave të sotme nëpër komuna, Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar edhe komunën e Rahovecit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Smajl Latifi… 14 Prill 2011, Prishtinë
Në vazhdën e vizitave të sotme nëpër komuna, Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar edhe komunën e Rahovecit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Smajl Latifi.
Me këtë rast zëvendëskryeministri Petrovic u njoftua nga kryetari i komunës së Rahovecit, z. Latifi për potencialet e komunës, angazhimet dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e kësaj komune.
Duke vlerësuar gjithnjë se komunat më pak të zhvilluara do të jenë në listën e prioriteteve të MAPL-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic tha:
"Ne si ministri do të angazhohemi më shumë në ato komuna që janë më pak të zhvilluara. Andaj edhe qëllimi i vizitës sime në këtë komunë tregon se interesohemi për çdo qytetarë të Kosovës, në mënyrë që të përkrahim dhe mbështesim realizmin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën sa më të mirë për qytetarët”.