Historiku i MAPL-së

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është themeluar në vitin 2004 me qëllim të avancimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Struktura organizative e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit është përcaktuar me rregulloren Nr. 04/ 2019 për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Struktura organizative është si vijon: Ministri, Zëvendësministrat, Sekretari i Përgjithshëm, Departamentet dhe Divizionet.

Departamentet janë të organizuara në divizione të cilat ushtrojnë kompetenca në fusha të ndërlidhura.

Numri i të punësuarve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) gjithsej është njëqind e pesëdhjetë e katër (154), ku prej tyre njëqind e tridhjetë e shtatë (137) punonjës janë në stafin civil dhe shtatëmbëdhjetë (17) punonjës në stafin politik.