1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave janë:
1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe
legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
1.4. Siguron përafrimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore;
1.7. Monitoron punën e organeve komunale përfshirë ekzekutivin dhe legjislativin;
1.8. Monitoron zbatimin e legjislacionit për vetëqeverisje lokale dhe akteve komunale pas kërkesës për rishqyrtim;
1.9. Zhvillon dhe mirëmban platformat elektronike të qeverisjes komunale;
1.10. Monitoron respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ofron mbështetje për komunat në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.
2. Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
3.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit;
3.3. Divizioni për Monitorim të Komunave;
3.4. Divizioni për Avancim të të Drejtave të Njeriut.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor dhe Monitorim të Komunave është njëzetë e shtatë (27).
Kontakti:
BESIM MYRTEZANI – Zëvendësues i Udhëheqësit e Departamentit
Tel. +383 (0) 200 64 147