1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkufitarë janë si në vijim:
1.1. Përgatitë, koordinon, implementon dhe monitoron zbatimin e projekteve për implementimin e Programeve të Bashkëpunimit Ndërkomunal dhe Ndërkufitarë;
1.2. Përkrahë institucionet publike në hartimin dhe zbatimin e projekteve ndërkomunale dhe ndërkufitare;
1.3. Kontribuon në zhvillimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit në mes komunave brenda dhe jashtë shtetit me synim të avancimit të kapaciteteve dhe shfrytëzimit të resurseve për interesa të përbashkëta;
1.4. Menaxhon aspektin administrativ, teknik dhe financiar të fondeve të IPA-së për bashkëpunim ndërkufitarë.
2. Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkufitarë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.
3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1.Divizioni për Bashkëpunim Ndër-Komunal;
3.2.Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar;
3.3. Divizioni për Kontroll të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkufitarë është tetëmbëdhjetë (18).
Kontakti:
FLURIM ARIFI – Zëvendësues i Udhëheqësit të Departamentit
E-mail: flurim.arifi@rks-gov.net
Tel: +383 (0) 200 64 173