Zëvendëskryeministri I Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic u takua sot me z. Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.
13 shkurt 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri I Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic u takua sot me z. Mentor Shala, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.
Takimi kishte për qëllim marrëveshjen rreth ndihmës financiare nga Qeveria e Kosovës, për themelimin e Radiotelevizionit të Kosovës II.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic premtoi se në emër të Qeverisë do të përpiqet që të ofrojnë mbështetje financiare për themelimin e RTK II.
Në takim morën pjesë edhe Kryetari i Bordit të RTK-së, z. Rrahman Paqarizi, Drejtori i televizionit, z. Bekim Hasani, Zv.drejtoresha e Televizionit, Ana Marije Repic dhe U. D, i RTK II, z. Zharko Joksimovic.