Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin e përbashkët me kryetarët e komunave të Kosovës me rastin e publikimit të Raportit për Monitorim të Komunave për vitin 2012 si dhe Raportin përmbledhës të të drejtave të njeriut.
21 shkurt 2013 Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin e përbashkët me kryetarët e komunave të Kosovës me rastin e publikimit të Raportit për Monitorim të Komunave për vitin 2012 si dhe Raportin përmbledhës të të drejtave të njeriut.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka luajtur rolin e saj mjaft konstruktiv, duke kontribuuar në zhvillimin e proceseve të ndryshme dhe në avancimin e vetëqeverisjes lokale.
“Si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal jam i përkushtuar që të zhvillojë vetëqeverisjen lokale efektive që ndikon drejt për së drejti në ofrimin e shërbimeve efikase dhe transparente si dhe krijimin e politikave me interes për mbrojtjen e qytetarëve. Raporti për funksionimin e komunave dhe raporti për të drejtat e njeriut, kanë për qëllim informimin e drejtë të qytetarëve, institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, komunave dhe çdo grupi tjetër të interesit, për nivelin e arritjeve, sfidave dhe funksionimin e komunave në përgjithësi, si dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivelin lokal – theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në fund, Zëvendëskryeministri Petrovic falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë duke i inkurajuar për bashkëpunim më të ngushtë, me nivelin qendror gjegjësisht me MAPL-në, në përmbushjen e obligimeve kushtetuese, ligjore dhe parimet që burojnë nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Vetëqeverisjen lokale dhe ligjet e tjera sektoriale.
Misioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është avancimi i qeverisjes lokale në bashkëpunim me institucionet relevante, që konsiston në sigurimin e shërbimeve efikase dhe pa diskriminim në nivelin komunal, dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor MAPL, pos Raportit të Monitorimit të Komunave prezanton edhe Raportin e të drejtave të njeriut – theksoi z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Asociacionit të Komunave, Drejtorë të Administratave Komunale dhe Kryesues të Kuvendeve Komunale.