Në vazhdën e takimeve të vazhdueshme për përkrahjen e Komunave të Republikës së Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi Tryezën e Përbashkët me temë “Bashkëpunimi ndërkomunal dhe koordinimi i aktiviteteve për funksionalizimin e Zyrës Administrative Veriore/ZAMV”.
6 mars 2013

Në këtë tryezë kanë marr pjesë përvec Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Avni Kastrati dhe Zyrtares Kryesore Administartive Zj. Adriana Hodic edhe përfaqësues nga KFOR, EULEX, OSBE, OJQ etj.
Me këtë rast janë trajtuar temat e rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të mëtutjeshme të ZAMV-së dhe ngritjen e nivelit të sigurisë për stafin dhe qytetarët e Mitrovicës.
Po ashtu është diskutuar në detaje, lidhur me mundësitë e bashkëpunimit cilësor midis strukturave organizative të qytetit të Mitrovicës dhe partnerëve strategjik të tyre.
Nga MAPL, Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Besnik Osmani ka bërë një prezentim të përgjithshëm të kornizës ligjore, mandatit dhe funksioneve të ZAMV-së dhe fushave në të cilat pritet të jetë i fokusuar aktiviteti në bazë të një plani të metalizuar të punës.