Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i pushtetit lokal, si dhe kryetar i partisë liberale , z. Slobodan Petrovic mori pjesë në takimin punues me liderët tjerë të partive politike në Kosovë. Tema e këtij takimi ishte reforma e ligjit zgjedhor.
05 prill 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i pushtetit lokal, si dhe kryetar i partisë liberale, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në takimin punues me liderët tjerë të partive politike në Kosovë. Tema e këtij takimi ishte reforma e ligjit zgjedhor.
Pos, Zëvendëskryeministrit Petrovic në këtë takim morën pjesë edhe z. Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, z.Bexhet Pacolli, kryetar i AKR-së, z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, z.Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, z.Mahir Yagcilar, kryetar i KDTP-së, zëvendësshefja e OSBE-së, znj.Paivi Nikander, Blerim Shala, koordinator në procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe z.Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, i cili edhe e kryesonte këtë takim .