Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në konferencën solemne me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të Romëve.
08 prill 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në konferencën solemne me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të Romëve.
„Dita botërore e Romëve është një rast i shkëlqyer që në një tubim të nivelit të lartë të themi se ku jemi sot në ofrimin e shërbimeve më të mira për popullatën Rome në Kosovë ,si dhe të jemi preciz ndaj komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Integrimi i Romëve nuk është çështje që i përket vetëm Kosovës, por është një çështje që i përket tërë botës“, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Gjithashtu gjatë fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi se: “Kosova është e përkushtuar për përfshirje, sepse Kosova dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kosova gjithashtu është e obliguar në përfshirjen sociale që nga 2008, atëherë kur Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën për Objektivat e Mijëvjeçarit, kjo çështë është një qëllim global i cili duhet të plotësohet deri në 2015. Ne zotohemi se do të bëjmë çmos për të siguruar të gjitha, duke përfshirë edhe komunitetin RAE, ku ju do të keni qasje në arsim, trajtimin mjekësor, madje edhe qasje në drejtësi dhe ndihmë. "
Në fund Zëvendëskryeministri Petrovic të gjithë Romëve iu uroi ditën ndërkombëtare të Romëve.
Në këtë takim mori pjesë edhe Samuel Zhbogar, përfaqësues special i BE-së në Kosovë, Hajredin Kuçi, Ministër i Drejtësisë, Vlora Çitaku, Ministre e Integrimeve Evropiane, Dalibor Jevtić Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit, përfaqësues nga UNDP-së në Kosovë, Usmen Baldzi Zëvendësministër i arsimit, Zylfi Merxha kryetar i PRBEK, Albert Kinolli deputet në parlamentin e Kosovës, përfaqësues të ambasadave, KFOS-it, ECMI-it, EULEX-it, mediet etj.