Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, mori pjesë në takimin e Komitetit të parë drejtues Zvicër-Kosovë-Përkrahje për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim/LOGOS.
23 Prill 2013, Prishtinë
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, mori pjesë në takimin e Komitetit të parë drejtues Zvicër-Kosovë-Përkrahje për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim/LOGOS.
Me këtë rast Zëvendësministri Musmurati ka falënderuar përfaqësuesit e LOGOS-it për një organizim të tillë si dhe kryetarët e pranishëm të komunave, duke i ftuar që të vazhdojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të përfundojnë projektet e nisura të mbështetura nga Zyra zvicerane, përkatësisht LOGOS-i.
Z. Musmurati theksoi se puna e komunave e mbështetur nga SCO/LOGOS është për t’u vlerësuar, pasi të gjithë janë të vetëdijshëm se investimet e tilla janë të nevojshme në të gjitha komunat dhe theksoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është e angazhuar për të mbështetur projektet e tilla në komuna dhe zbatimin e tyre.
Në këtë takim, z. Norbert Pijls, koordinator i projektit LOGOS, ka bërë prezantimin e Raportit final të fazës së II-të, 2010-2012 dhe Prezantimin e Raportit vjetor të operacioneve të fazës kalimtare 2013.