Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Komunat përfituese që do të financohen nga Fondi për Zhvillim Rajonal për vitin 2013.
15 maj 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Komunat përfituese që do të financohen nga Fondi për Zhvillim Rajonal për vitin 2013.
Në këtë ceremoni, Zëvendëskryeministri Petrovic ka përshëndeti të pranishmit duke thënë se objektivi I këtij fondi është mbështetja e rigjenerimit ekonomik, si dhe krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.
“Prioritet i këtij fondi është që t’ju mundësojë komunave të zhvillojnë më tutje rolin e tyre udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit ekonomik përmes projekteve që kontribuojnë për një ose më shumë prioritete të listuara në Strategjitë e Zhvillimit Rajonal. Një nga instrumentet që shfrytëzohet më së shumti në rajon dhe në shtetet e BE-së për të tejkaluar mangësitë në kapacitete, përderisa ruhet autonomia e njësive lokale, është bashkëpunimi ndër-komunal, kështu që një nga kriteret për të aplikuar për këtë fond ka qenë që komunat të vijnë me projekte të përbashkëta dhe të krijojnë partneritete në mënyrë që të kemi një zhvillim të balancuar ekonomik ku të gjithë përftojnë”- ka theksuar Zëvendëskryeministri Petrovic.
Procesi i Fondit për Zhvillim Rajonal i financuar nga buxheti i MAPL për vitin 2013, është zhvilluar mbi bazën e konkurrimit ku janë pranuar 29 aplikacione. Bazuar në kriteret dhe qëllimet e financimit, janë përzgjedhur 12 projekte në të cilat përfituese përveç 12 komunave lidere (Prishtinë, Gllogovc, Lipjan, Obiliq, Graqanicë, Partesh, Shtërpcë, Kamenicë, Hani i Elezit, Pejë, Vushtrri dhe Prizren), janë edhe 19 komuna partnere.
Vlera e financimit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është 640.760 euro.