Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare me temë Demokracia lokale – Bashkëpunimi i qeverisë lokale me shoqërinë civile“.
15 maj 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare me temë Demokracia lokale – Bashkëpunimi i qeverisë lokale me shoqërinë civile“.
Në fjalën e hapjes së Konferencës, Zëvendëskryeministri Petrovic tha: “Demokracia Lokale dhe koordinimi i aktiviteteve në mes të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile paraqesin vlera demokratike të një shoqërie. Sektori Civil është mënyrë e shkëlqyeshme e mbikëqyrjes së ndryshimeve demokratike në nivelin lokal dhe mbikëqyrja e efikasitetit të shërbimeve të cilat i ofrojnë institucionet lokale. Roli i shoqërisë civile është evident në ndërtimin e shoqërisë demokratike. Në krahasim me shoqëritë civile të regjionit, në Kosovë sektori civil po zhvillohet në mënyre konstante dhe po forcohet në marrëdhënie me institucionet, që është shenjë e mirë.”
Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal, që nga themelimi, ka dhënë kontributin e vet duke investuar në themelimin e sistemit të vlerave që promovojnë demokracinë në nivel lokal, ku qëllimi kryesor ka qenë dhe është themelimi i sistemeve të avancuara që sigurojnë pjesëmarrjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes .
“MAPL punon me ngulm në ndërtimin e një administrate moderne sipas standardeve evropiane dhe ndryshimet janë evidente. Raporti për avancimin nga Komisioni Evropian tregon se vetëqeverisja lokale në Kosovë ka pasur ngritjen më të madhe dhe po zhvillohet me ndryshimet e dëshiruara”, theksoi Petrovic.
Në fund të fjalimit, Zëvendëskryeministri Petrovic ka lavdëruar punën e shoqërisë civile duke treguar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëllimeve të përbashkëta, krejt kjo për vlerat evropiane.
Në Konferencë kanë marr pjesë drejtori gjeneral i SIPU International Anders Olin, , kryetari i asociacionit të komunave të Kosovës, z. Naim Ismaili, shefi i Këshillit të Evropës, zyra në Kosovë Tim Cartwright, shefi i divizionit operativ i UE zyra në Kosovë, Christof Stock.