Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë pritur sot në takim, përfaqësues të fshatrave të Hasit.
27 maj 2013, Prishtinë

Takimi kishte për qëllim diskutimin rreth planit të veprimit lidhur me inicimin për themelimin Komunës së re të Hasit dhe obligimet që dalin konform tij.
“Kemi diskutuar dhe kemi marrë edhe vullnetet e ndryshme të njerëzve atje dhe sot, me përfaqësuesit e fshatrave të asaj treve, të fshatrave të Hasit që janë në regjionin e Prizrenit dhe fshatrave të Hasit që janë në regjionin e Gjakovës, kemi vlerësuar se më efektive, më cilësore dhe më funksionale, do të ishte që në rajonin e Hasit të formohen dy komuna, komuna e Gjonajve, që do të përfshinte fshatrat e regjionit të Prizrenit dhe komuna e Rogovës, që do të përfshinte fshatrat e regjionit të Gjakovës – ka theksuar, Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Me këtë vendim janë pajtuar edhe përfaqësuesit e komunave në themelim, Rogovë dhe Gjonaj, të cilët kanë falënderuar këtë nismë të Kryeministrit Thaçi dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Vendimi për themelimin e dy komunave, Rogovë dhe Gjonaj, në emër Qeverisë së Kosovës do të procedohet më tutje për të marrë edhe miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe ndryshimet në Ligjin për Kufijtë Administrativ.