Pas vizitës së komunës së Parteshit , Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrovic vizitoi edhe komunën e Kllokotit, ku mori pjesë në hapjen e çerdhes së fëmijëve “Naša radost”.
28. maj 2013. Prishtinë

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic tha: “Kam kënaqësinë që sot jam këtu dhe kam mundësi që para se gjithash të përgëzoj më të vegjlit tanë përkatësisht fëmijët për hapjen e këtij institucioni, sepse këta janë ata të cilët këtu do të kalojnë pjesën dërmuese të kohës. Shpresoj që nga ky institucion të dalin sa më të përgatitur për shkollimin e mëtejmë dhe se para se gjithash të jenë njerëz të mirë, sepse kjo është më e rëndësishmja”.
Zëvendëskryeministri Petrovic gjithashtu uroi edhe komunën e Kllokotit, qytetarët si dhe të gjithë ata të cilët morën pjesë në këtë projekt t realizuar mirë.
Në këtë ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë të KE në Kosovë, përfaqësues të IOM-it, përfaqësues të komunës dhe banorët.