Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar komunën e Klinës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Sokol Bashota… 14 Prill 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar komunën e Klinës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Sokol Bashota.
Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Petrovic dhe kryetari i komunës së Klinës z. Sokol Bashota kanë biseduar për projektet e realizuara në të mirë të qytetarëve dhe nevojën e investimeve më të mëdha në përmirësimin e mirëqenies së tyre, e sidomos me kthimin dhe integrimin e tyre.
"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të ndihmojë komunën e Klinës në realizimin e projektit asfaltimi i rrugës në Gremnik, në vlerë prej 199 mijë eurosh. Dua të them se Klina është një rast i mirë për të gjitha komunë e Kosovës për integrimin e të gjitha komuniteteve” u shpreh zëvendëskryeministri Petrovic, pas takimit me kryetarin Bashota.