Gjatë vizitës në komunën e Istogut, Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me kryetarin e Komunës, z. Haki Rugova ku u diskutua për progresin sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Istogut, si dhe identifikimin e nevojave për mbështetje nga niveli qëndror.
05 korrik 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të përkrah të gjitha iniciativat e komunave që kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe realizimin e projekteve me interes për qytetarët.
Në këtë komunë, MAPL ka filluar implementimin e projektit në fushën e zhvillimit të infrastrukturës dhe renovimin e rrugëve lokale Banjë-Istog në vlerën prej 80.000 euro .