Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic janë takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshën Catherine Ashton.
10 korrik 2013, Prishtinë

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ministrja për integrime Evropiane, Vlora Çitaku dhe z. Samuel Zhbogar, Përfaqësues i BE-së në Kosovë.
Gjatë Konferencës për medie, Baronesha Ashton ka thënë se është tejet e kënaqur me rezultatet e arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.