“Organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve në Veri janë me rëndësi historike për demokracinë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë vizitës që I bëri Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës 31 korrik 2013, Prishtinë
“Organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve në Veri janë me rëndësi historike për demokracinë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë vizitës që I bëri Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës
Në kuadër të planit për mbështetjen e Zyrës Administrative ne Veri të Mitrovicës dhe stafit të saj, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bëri sot një vizitë në Zyrën Administrative në Veri të Mitrovicës ku u takua me Shefen e ZAMV-së znj. Adriana Hociq. Në takim u diskutua për funksionimin e Zyrës Administrative në Veri dhe shërbimet që ofron aktualisht kjo zyrë për qytetarët e Veriut të Mitrovicës.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Zyra Administrative ka rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe tani duhet të punojë me përkushtim dhe efikasitet të plotë për të siguruar pjesëmarrja sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhjet lokale që do të mbahen në nëntor. “Organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve në Veri janë me rëndësi historike për demokracinë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Shefja e Zyrën Administrative në Veri të Mitrovicës, znj. Adriana Hociq shprehi përkushtimin e saj dhe të stafit të ZAMV-së se Zyra Administrative do ta vazhdojë punën me seriozitet dhe guxim për të ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët.