Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave.
25 tetor 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave.
Me këtë rast, Zëvednëskryeministri Petrovic raportoi për Sigurinë fizike të zyrave të gjendjes civile në nivel lokal dhe Funksionalizimin e plotë të të gjitha këshillave komunale për siguri në bashkësi.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në mënyrë të vazhdueshme ka monitoruar punën e organeve komunale dhe trupave te tyre, duke përfshirë edhe monitorimin e funksionimit të KKSB-ve. Përveç kësaj, MAPL ka bashkëpunuar edhe me mekanizmat e tjerë institucional përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së KKSB-së”.
“Përkundër gjithë angazhimeve të MAPL-së dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për funksionalizimin e KKSB-ve, mund të themi se ende ka komuna të cilat nuk kanë arritur të përmbushin obligimet e përcaktuara për themelimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të këtij mekanizmi mjaft të rëndësishëm për sigurinë publike”.
“Megjithëse jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e komunave në kryerjen e obligimeve të shumta në nivelin lokal, ende ekziston nevoja për qasje më serioze ndaj funksionalizimit të këtyre trupave. Komunat duhet të ndërmarrin veprimet e tyre konform rregullave ligjore të ndërgjegjësohen më tepër për rolin dhe funksionimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi” – theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.