Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, mbajti sot, takimin me kryesuesit aktual të Kuvendeve Komunale në Kosovë, në lidhje me udhëzimin në organizimin e takimit inaugurues të Kuvendeve Komunale pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve/KQZ -së.
09 dhjetor 2013, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, mbajti sot, takimin me kryesuesit aktual të Kuvendeve Komunale në Kosovë, në lidhje me udhëzimin në organizimin e takimit inaugurues të Kuvendeve Komunale pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve/KQZ -së.
Në këtë takim morri pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, i cili falënderoi të gjithë kryesuesit për kontributin e dhënë në realizimin e procesit demokratik zgjedhor, vlerësuar lart, si nga institucionet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.
“Konstituimin e Kuvendeve Komunale mund ta organizoni pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në kontakt të rregullt me KQZ-në, dhe së shpejti certifikimi i rezultateve për Kryetar të Komunave dhe anëtarë të Kuvendeve Komunale. Menjëherë pas certifikimit të rezultateve, Ju do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e Ministrisë dhe pastaj do të ndërmerrni aksione konkrete për organizimin e takimeve konstitutive. MAPL në bazë të mandatit ligjor ju ka dërguar këshilla juridike dhe udhëzime për organet e reja komunale, qe do të ndikojnë në lehtësimin e punës suaj, për bartjen e kompetencave ligjore në organet e reja komunale që dalin nga zgjedhjet e lira lokale në vitin 2013. Pos kësaj, jemi të gatshëm që përmes njësive organizative të përgjigjemi në kërkesat e juaja që ndikojnë në zhvillimin normal të këtij procesi“, theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në këtë takim kur ishin të pranishëm të gjithë Kryesuesit e Kuvendeve Komunalë, morën pjesë edhe Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Basri Musmurati. Sekretari i përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani, dhe z. Agron Maxhuni, drejtor i Departamentit ligjor dhe monitorim të komunave.