Me datë 26.12.2013 zyrtarët e DBZHR-së, kanë marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për biznes planin më të mirë, program mbështetës për bizneset e reja të themeluara nga familjet që pranojnë remitenca.
Me datën 26.12.2013 zyrtarët e DBZHR-së, kanë marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për biznes planin më të mirë, program mbështetës për bizneset e reja të themeluara nga familjet që pranojnë remitenca.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, dhe UNDP, si dhe ishte implementuar nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal, Lindje.
Përfituesit e këtyre çmimeve ishin tetë (8) biznese të ndryshme të cilat me iniciativat e tyre, kishin arritur të krijojnë biznese të vogla, të cilat me pas ishin mbështetur, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, UNDP, si dhe nga remitencat e familjarëve të tyre në diasporë. Ky projekt ishte implementuar nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal, Lindje, në vlerën totale prej 32,000.00 €.