Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti në një takim përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës të Kryesuar nga z. Bajrush Xhemaili, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës… Petrovic: Kontaktet me komunat mbeten pjesë e agjendës ditore të MAPL-së. Ne jemi këtu për të ndërtuar politika që favorizojnë qeverisjen lokale dhe që interesat e qytetarëve të komunave tuaja të vihen në rend të parë
15 prill 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti në një takim përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës të Kryesuar nga z. Bajrush Xhemaili, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Takimi pati për qëllim diskutimin për qështjet që rregullljnë organizimin e qeverisjes lokale e që ndërlidhen drejpërdrejt me nivelin qendror sic janë: problemet lidhur me buxhetet komunale, Ligji për Ndërmarrjet Publike, centralizimi i inspekcionit të tregut dhe pagat e stafit politik në Komuna.
Gjatë diskutimit për këto tema, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të shërbej si avokat i komunave të Kosovë në mënyrë që sfidat që kanë komunat të tejkalohen sa më shpejtë.
Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se MAPL do të punoj me kapacitet të plotë që kompetencat mes nivelit qendror dhe atij lokal të definohet sa më shpejtë në mënyrë që komunat mos të kenë probleme të natyrës së koordinimit mes dikastereve Ministror të Qeverisë.
"Kontaktet me komunat mbeten pjesë e agjendës ditore t MAPL-së. Ne jemi këtu për të ndërtuar politika që favorizojnë qeverisjen lokale dhe që interesat e qytetarëve të komunave tuaja të vihen në rend të parë” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Bordit të AKK-së z. Pal Lekaj, z. Naim Ismajli, z. Bojan Stojanovic dhe Kryeshefi ekzekutiv i AKK-së z. Sazan Ibrahimi.