Në kuadër të vizitave te Komunat e Kosovës, pas konstituimit të organeve të reja komunale, Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi sot Komunën e Novobërdës.
Në kuadër të vizitave të Komunat e Kosovës, pas konstituimit të organeve të reja komunale, Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi sot Komunën e Novobërdës
Konstituimi i organeve të reja komunale, zgjedhja e kryesuesit të kuvendeve dhe emërimi i drejtorëve të drejtorive në komunë, ishin temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic dhe kryetarit të Novobërdës, z. Svetislav Ivanovic.
Në takimin mes Zëvendëskryeministrit, Slobodan Petrovic dhe kryetarin Svetislav Ivanovic u bisedua edhe për projektet që do të mbështesë MAPL gjatë këtij viti bashkë me Komisionin Evropian.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mbetet e përkushtuar ti mbështes komunat drejt krijimit të një qeverisje lokale të përgjegjshme gjithnjë me qëllimin e përmirësimit të mirëqenies për qytetarët.