Zëvëndëskryeministri si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic u takua sot me Ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, i cili ishte i shoqëruaur nga Ambasadori i ri i Shqiprisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi. 14 mars 2014, Prishtinë
Zëvëndëskryeministri si dhe Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic u takua sot me Ministrin e Punëve të jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushatri, i cili ishte i shoqëruaur nga Ambasadori i ri i Shqiprisë në Kosovë , z. Qemajl Minxhozi.
Në radhë të parë Zëvëndëskryeministri Petrovic i dëshiroi mirëseardhje Ministrit Bushati dhe Ambasasdorit Minxhozi ,duke i uruar dhe dëshiruar shumë sukses në punën e Ambasadorit.
Petrovici njoftoi Ministrin Bushati me punën e Ministisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Në kuadër të zhvillimeve regjionale si dhe bashkëpunimit ndërkufitar me Shqipërinë mendojmë se kishte lëvizje pozitive . Zhvillimi më i rëndësishëm në kontekstin ndërkufitar është themelimi i strukturave të përbashkëta menaxheriale për koordinimin e IPA bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri siç janë: strukturat operative , komiteti i përbashkët i monitorimit, sekretariati tenik i përbashkët në Kosovë /Shqipëri si dhe zyra për koordinim në Prizren /Kosovë”,theksoi Petrovic.
Gjitashtu Petrovic njoftoi Bushatin për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Bushati i dëshiroi shumë sukses në punë Zëvëndëskryeministrit Petrovic dhe e uroi atë për stimulimin e bërë duke përfshirë edhe komunitetin serb në jetën institucionale në Kosovë.
.