Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mbështetje të projektit UN-HABITAT, kanë organizuar punëtorinë e përbashkët me temën “së bashku, të bëjmë qytete më të mira” 25 mars 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mbështetje të projektit UN-HABITAT, kanë organizuar punëtorinë e përbashkët me temën “së bashku, të bëjmë qytete më të mira”. Gjatë dy ditëve të punëtorisë, me datë 20 dhe 21 Mars, në Ohër të Maqedonisë, morën pjesë Kryetarët e Komunave: Pejë, Partesh, Hani i Elezit, Mitrovicë Veriore, Zvecan; Kryesuesit e Komunave, Leposaviq dhe Zubin Potok, Drejtorët e Urbanizmit të Komunave Ferizaj dhe Malishevë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Zv. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati, në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi Kryetarët e rinj me rastin e marrjes së mandatit si dhe në pika të shkurtra paraqiti rolin e MAPL-së në raport me Komunat. Gjithashtu, punëtorisë i është bashkuar edhe z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së ku nënvizoi progresin e arritur në komuna gjatë viteve të kaluara, si dhe konfirmoi mbështetjen profesionale dhe financiare të MAPL-së për Kryetarët e rinj, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të tyre ligjore.
Gjatë dy ditëve të punëtorisë, janë diskutuar çështjet si vijon: Organizimi dhe Funksionimi i Komunave; Planet koorporative komunale; Çështjet e menaxhimit të mbeturinave; Planet zhvillimore komunale; Urbanizmi; Ndërtimet pa leje etj.