U festua Dita Nderkombëtare e Romëve

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petrovic ka marrë pjesë në  Konferencën Solemne, që është organizuar për festën e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. 08 prill 2014, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petrovic ka marrë pjesë në  Konferencën Solemne, që është organizuar për festën e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Me përshendetjen “BAHTALO ROMANO DIVE“, Zëvendëskryeministri Sllobodan Petrovic, uroi Ditën Ndërkombëtare të  Romëve. Z.Petrovic ka cekur trashëgimin e pasur të komunitetit rom dhe në të njetën kohë me problemet me të cilat ata po ballafaqohen. Gjithashtu z. Petrovic ka theksuar se Ministaria e Administrimit  të Pushtetit Lokal, në krye të së cilës është ai, kujdeset njejtë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke llogaritur edhe komunitetin rom.

Perveç Zëvendëskryeministrit Petrovic, në Konferencë kanë marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, z.Hajredin Kuqi, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z.Dalibor Jevtic, Ministrja për Integrime Evropiane Znj. Vlora Çitaku, Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë Znj.Trejsi En Xhejkobson, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z.Jan Klif, si dhe përfaqësues të Ambasadave dhe Organizatave në Kosovë. Konferenca është organizuar nga Drejtori për Çeshtje të Komuniteteve pranë kabinetit të kryeministrit, Srxhan Popovic.

Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtic, pasi u ka uruar përfaqësusve të komunitetit rom, Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka cekur rëndësinë e kthimit të tyre në Kosovë. Ai ka thënë se për komunitetin rom nuk duhet të flitet vetëm në këtë ditë, por duhet të bëhet më shumë që komuniteti rom të kthehet në Kosovë dhe të punohet për përmirësimin e kushteve të jetës dhe statusit social të përfaqësusve romë që jetojnë në Kosovë.