Në takimin e sotëm të Qeverise, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Slobodan Petrovic ka kërkuar financimin e projekteve kapitale në komunat e Mitrovicës veriore, ne veçanti për Leposaviq dhe Mitrovicën Veriore. 16 maj 2014, Prishtinë
Në takimin e sotëm të Qeverise, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) z. Slobodan Petrovic ka kërkuar financimin e projekteve kapitale në komunat e Mitrovicës veriore, ne veçanti për Leposaviq dhe Mitrovicën Veriore.
“Edhe pse ka përparim, komunat edhe me tutje po ballafaqohen me mungesë te buxheteve me të cilat do të duhej te financohen projektet kapitale. Në buxhetin që është ndarë vitin e kaluar nuk janë dhënë këto mjete që ka qene si pasoj qe nuk ka patur përfaqësues legjitim të institucioneve komunale. Për shkak të shirave të mëdha dhe vërshimeve, janë dëmtuar tre ura dhe disa fshatra te komunës së Leposaviqit kane mbetur te izoluara. Në komunën e Mitrovicë Veriore duhet të financohet meremetimi i disa rrugëve ” tha Petrovic.
Ai nga Qeveria ka kërkuar miratimin e buxhetin shtese për 700.000 euro që do të financoheshin urat në komunën e Leposaviqit dhe rrugët magjistrale në Mitrovicën Veriore. Petrovic ka thënë se kushtet në drejtori komunale janë shume të vështira dhe duhet të sigurohen kushte për punë normale që do të duhet të sigurohet buxheti në lartasi prej 100.000 euro.
Këto mjete mund të alokohen në MAPL dhe ne në bashkëpunim me Kryetaret e këtyre Komunave do të punojmë bashkërisht në implementimin e këtyre projekteve. Besoj që me pak kursime edhe nga ministritë e linjës dhe nga fondi rezervë i Qeverisë mund të financojmë këto nevoja emergjente.