Divizioni për Transparencë në Komuna, në kuadër të DPTK-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me mbështetje financiare të OSBE-së, sot më 26.05.2014 e mbajti takimin regjional në Prishtinë, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike. 26 maj 2014
Divizioni për Transparencë në Komuna, në kuadër të DPTK-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me mbështetje financiare të OSBE-së, sot më 26.05.2014 e mbajti takimin regjional në Prishtinë, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike.
Në takimet regjionale pjesëmarrës nga komunat ishin nga katër (4) zyrtarë, drejtorët e administratës, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e informimit dhe shefat /et e kabinetit të kryetarit të komunës.
Takimin e kryesoi Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Perfomancë dhe Transparencë- MAPL, ndërsa prezantimin “Transparenca në nivel lokal dhe e drejta e qasjes në dokumente publike” e bëri Nazmije Krasniqi – Udhëheqëse e Divizionit për Transparence në Komuna MAPL. Pasqyrim i aktiviteteve të OSBE-së rreth transparencës në komuna nga – Christopher Tuetsch, Zyrtar i Lartë i Programit, Seksioni për Qeverisje Lokale, OSBE-së dhe Zajrete Sylejmani “Publikimi i akteve komunale dhe plani i veprimit për transparencë”.
Në këtë takim pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i japin komentet, plotësimet dhe sugjerimet e tyre.